Nga aksidenti me “Porsche” te vjedhja, 3 të arrestuar në Tiranë në pak orë

Aktualitet

Nga aksidenti me “Porsche” te vjedhja, 3 të arrestuar në

Arrestohen në flagrancë 3 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet M. P., 32 vjeç, pasi në rrugën “Qemal Stefa” ka vjedhur motorin në përdorim nga shtetasi J. A, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

F. B., 60 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale;

A. M., 20 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin tip “Porsche” ka përplasur mjetin me drejtues shtetasin A. M. Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. M, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion