Gjenocidi në vitin 1994 vrau 800,000 persona, Macron i kërkon falje Ruandës

Pas 30 vitesh tensione, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka pranuar rolin e vendit të tij në gjenocidin e Ruandës në vitin 1994. Macron ka vizituar Ruandën dhe tha se “falja” nuk ishte termi i duhur për t’u përdorur kur iu referua gjenocidit të Ruandës nga Franca.
Gjatë një conference të përbashkët me homologun e tij Paul Kagame tha: “Falja nuk është termi i duhur dhe duke qëndruar këtu, me përulësi dhe respekt, përpara jush, unë pranoj përgjegjësitë tona. Fjalët e tij janë më të vlefshme se falja. Ato janë të vërteta, ”tha ai.
Në vitin 1994, në Ruandë filloi gjenocidi pasi presidenti i Ruandës, Hutu Juvenal Habyarimana, me të cilin Parisi kishte marrëdhënie të ngushta, humbi jetën gjatë rrëzimit të avionit në Kigali më 6 Prill. Brenda disa orësh milicia ekstremiste hutu filloi të vriste pjesëtarët e pakicës tutsi dhe disa hutis. Të paktën 800,000 persona kanë vdekur.


