Ilaçi i kompanisë izraelite rezulton i suksesshëm, 100% efektiv ndaj Covid-19

Kompania izraelite Bonus BioGroup ka krijuar një ilaç për të trajtuar pacientët me Covid-19 dhe sipas rezultateve të para, ka rezultuar i suksesshëm. Sipas mediave ndërkombëtare, trajtimi është në fazën e dytë të provave klinike dhe trajton pjesën e frymëmarrjes së pacientëve.
90% e pjesëmarrësve në prova vuanin nga sëmundje të ndërlikuara, por secili prej tyre pas trajtimit me ilaçin MesenCure rezultoi me përmirësime të dukshme. Po ashtu rezultatet u dukën edhe në rrezet x të gjoksit, ku para trajtimit 55% të mushkërive të një personi kishin inflamacion, kurse pas trajtimit shifra ra në 15%.
Pacientët gjithashtu treguan funksion të përmirësuar ndjeshëm të frymëmarrjes, me ngopjen e gjakut me oksigjen që tregon një rritje prej 95 përqind. Përdorimi i ilaçit gjithashtu kishte përfitime të tjera tek pacientët, përfshirë lëvizjen e përmirësuar, aftësinë për të kryer veprime rutinë dhe në përgjithësi u mundëson atyre që të kujdesen më mirë për veten e tyre.


