Gjendja e Aleksei Navalny në burg aspak e mirë, ka humbur shumë peshë

Bota

Gjendja e Aleksei Navalny në burg aspak e mirë, ka humbur shumë

Rifreskohet situata e Aleksei Navalny në burg. Mediat shkruajnë se udhëheqësi i opozitës ruse ka humbur 8 kilogramë në burg. Sipas ekipit të tij ndikim për këtë ka regjimi I tij, pasi nuk bën mjaftueshëm gjumin, rojet e zgjojnë 8 herë gjatë natës.

Ndërkohë më 31 mars Navalny ka hyrë në grevë urie, duke thënë se zyrtarët e burgut nuk i ofrojnë kujdes mjekësor dhe nuk e lënë të flejë. Ai është ankuar për dhimbje akute në shpinë dhe mpirje në këmbë. Navalny, 44 vjeç, aktualisht ndodhet në Koloninë Korrektuese Nr. 2, që njihet si një prej burgjeve më të ashpra në Rusi.

Kujtojmë se Navalny u arrestua në një aeroport të Moskës në muajin janar, menjëherë pasi është kthyer nga Berlini, ku është shëruar nga helmimi me agjent nervor. Navalny është helmuar në muajin gusht, në një fluturim drejt Siberisë, ndërsa laboratorët perëndimorë kanë treguar se agjenti i përdorur në sulm ka qenë Noviçok. Ai ka thënë se atentati kundër tij është urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, por këto pretendime janë hedhur poshtë nga Kremlini.

Në fillim të shkurtit, një gjykatë në Moskë ka konstatuar se Navalny, gjatë kohës sa ka qenë në Gjermani, ka shkelur dënimin me kusht, të shqiptuar më herët për një rast të përvetësimit të fondeve. Gjykata ka urdhëruar Navalnyn që të shërbejë dy vjet e gjysmë në burg.

ME TE LEXUARAT