Arbër Çekaj për arrestimin e babait: Po na masakrojnë si familje, duan të na përfshijnë në trafik kokaine!

Arbër Çekaj reagon për arrestimin e babait të tij, Selim Çekaj, një ditë më parë, si pronar i një kompanie të re që kryente trafikun e kokainës nga Ekuadori.
Në seancën e radhës në Apelin e Posaçëm, Arbër Çekaj ka thënë se po i masakrohet e gjithë familja, ndërsa është shprehur se babai i tij 72-vjeçar është një profesor i nderuar.
“Po masakrohet gjithe familja ime. Babai im eshte 72 vjec, profesor i nderuar. Arrestuat babain e kulakut! Edhe brenda familjes nuk po na trajtojnë njëlloj.
Mua ma çuan kontenierin në magazinë në Maminas, ndërsa babait ia hapën në port. Kjo tregon që është një klan i caktuar që kërkoj të përfshijë familjen tonë në trafik”, ka thënë Çekaj në seancë.


