Gjenden trupat e 44 civilëve në rrënojat e ndërtesës në Izyum

Trupat e 44 civilëve janë gjetur në rrënojat e një ndërtese pesëkatëshe në Izyum që u shkatërrua nga forcat ruse në mars, sipas një zyrtari ukrainas.
“Trupat e 44 civilëve u gjetën në Izyum në rrënojat e një ndërtese pesëkatëshe, e cila u shkatërrua nga pushtuesit në javën e parë të marsit,” tha Oleg Sinegubov, kreu i administratës ushtarake rajonale të Kharkiv.
“Ky është një tjetër krim i tmerrshëm lufte i ushtrisë ruse kundër popullatës civile”, tha ai në një mesazh në Telegram.
Forcat ruse kanë penguar përpjekjen e trupave ukrainase gjatë dy ditëve të fundit për të rimarrë ishullin Zmiinyi (të gjarprinjëve) në Detin e Zi, sipas një përditësimi të ministrisë ruse së mbrojtjes, shkruan BBC.
Zëdhënësi i ministrisë Igor Konashenkov tha se Ukraina është përpjekur për të sulmuar nga ajri dhe deti ishullin e Gjaprinjëve. Ai tha se më shumë se 50 ushtarë ukrainas u vranë gjatë përpjekjeve për t’u konsoliduar në ishull.
Ai pretendon se Rusia ka rrëzuar katër avionë luftarakë ukrainas, duke përfshirë tre Su-24 dhe një Su-27, tre helikopterë Mi-8 me parashutistë në bord dhe një helikopter Mi-24, si dhe ka kryer sulme ndaj anijeve të marinës.


