Gjenden mbetjet e avionit të rrëzuar, konfirmohet vdekja e zv.presidentit të Malauit
Mbetjet e avionit që mbante zv.presidentin e Malaui janë gjetur pa të mbijetuar, ka thënë presidenti Lazarus Chakwera.
Saulos Chilima dhe nëntë të tjerë po fluturonin brenda vendit të hënën në mëngjes kur avioni i tyre u zhduk nga radarët e aeroportit.
Avioni ushtarak po fluturonte në kushtet e motit të keq. Ushtarët po kërkonin pyllin e Chikangaua në përpjekje për të gjetur avionin.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në një konferencë shtypi të martën, presidenti Chakuera tha se komandanti i Forcave të Mbrojtjes së Malavi e informoi atë se operacioni i kërkim-shpëtimit ka përfunduar dhe avioni është gjetur.
Chakuera tha se ishte “thellësisht i pikëlluar dhe ndihej keq” për të informuar banorët e Malavisë për tragjedinë e tmerrshme. Ai tha se ekipi i shpëtimit e gjeti avionin të shkatërruar plotësisht.
Zv.Presidenti dhe Presidenti vijnë nga parti të ndryshme, por të dy u bashkuan për të formuar një aleancë gjatë zgjedhjeve të 2020.
Dr. Chilima, 51 vjeç, ishte rrugës për të përfaqësuar qeverinë në varrimin e ish-ministrit të qeverisë Ralph Kasambara, i cili vdiq katër ditë më parë.
Ish-Zonja e Parë Shanil Dzimbiri ishte gjithashtu në avion, që u nis nga kryeqyteti, Lilongwe, mëngjesin e së hënës.
Avioni ishte parashikuar të ulej në aeroportin në qytetin verior të Mzuzu, por u kthye mbrapsht për shkak të dukshmërisë së dobët. Dr.Chilima kishte qenë zv.President i Malaui që nga viti 2014.
Ai ishte shumë i dashur në Malaui, veçanërisht në mesin e të rinjve, raporton agjencia e lajmeve AFP. Megjithatë, Dr. Chilima u arrestua dhe u akuzua në vitin 2022 me pretendimet se ai pranoi para në këmbim të dhënies së kontratave qeveritare.
Muajin e kaluar, gjykata hoqi akuzat, duke mos dhënë asnjë arsye për vendimin. Dr Chilima ishte i martuar me dy fëmijë./tch