Gjarpri del nga vrima e tualetit dhe kafshon të moshuarin tek organi mashkullor

Bota

Gjarpri del nga vrima e tualetit dhe kafshon të moshuarin tek organi
Një austriak ka përjetuar një nga makthet më të këqija këtë mëngjes kur një piton, i cili  ndodhej në tubat e kanalizimeve, doli nga tualeti dhe e kafshoi. I tronditur, 65-vjeçari në qytetin e Graz tha se pitoni 1.6 metra i gjatë e kishte pickuar në organin gjenital.

Gjarpri, i cili mund të arrijë një gjatësi prej 9 metrash, dyshohet u arratis nga apartamenti i fqinjit të tij duke kaluar përmes tubave të kanalizimeve. Një specialist për gjarpinjtë hoqi gjarprin nga tualeti  dhe ia ktheu pronarit të tij.

24-vjeçari, i cili mban 11 gjarpërinj në shtëpinë e tij, por që nuk janë helmues, do të përballet me akuzën e dëmtimeve trupore nga pakujdesia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion