Artan Hoxha zbërthen me kode lëvizjet në Policinë e Shtetit

Aktualitet

Artan Hoxha zbërthen me kode lëvizjet në Policinë e Shtetit
Mëngjesin e sotëm policia e shtetit njoftoi se drejtori i përgjithshëm Ardi Veliu firmosi lëvizje në 10 qarqe të vendit duke përjashtuar vetëm Tiranën dhe Gjirokastrën nga “shkundja”.

Por më tepër se ristrukturim që pritej në urdhrin e Ardi Veliut vërehet se kemi të bëjmë me të njëjtët emra që lëviznin nga njëri qark në tjetrin me përjashtim të Oltion Bistrit, i cili nga komisariati nr. 2 në Tiranë ngrihet në detyrë duke shkuar drejtor në qarkun e Durrësit, shkruan abcnews.

Rokada nuk ka lënë shijen që pritej as te gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili në një postim në Facebook shprehet se “furtuna” që pritej nga paralajmërimi që u bë, rezultoi një “fllad” i freskët veror, ndërsa ka edhe një lutje.

“Në ditet e të “nxehtit” afrikan, prisnin “furtune”, por fryu vetem nje “fllad” i fresket veror. Kam frike se nga gushti, do bej prape shume “nxehte”…

Zot në qiell, mbaje doren….Për ata, qe marrin vesh nga shahu, ore, a eshte rrokadë, kur mbreti ose mbreteresha nderrojne vendin me torren?! Po keta, që luajne dam 9-sh, ta bejne rrokaden, duke nderruar vendet oficeri me kalin, ose anasjelltas” shkruan Hoxha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion