Gazetarja e CNN shpërthen në lot pas tërmetit të sotshëm në Turqi: Ishte tepër i fortë

Bota

Gazetarja e CNN shpërthen në lot pas tërmetit të

Dy lëkundje të forta tërmeti me magnituda 6.4 dhe 5.8 ballë Rihter goditën ditën e sotme provincën Hatay të Turqisë, pranë kufirit sirian.

Gazetarja turke e CNN-it, Buse Deviren, e cila po transmetonte drejtpërdrejt nga një kamp ku ndodheshin të mbijetuarit e tërmetit të 6 shkurtit shpërtheu në lot pas tërmeteve që tronditën vendin sot.

“Kam parë shumë njerëz duke ikur prej tendave nga frika se do të mbeten nën to”, tha ajo, teksa shtoi: “Kishte panik.

Toka po dridhej nën këmbët tona. Ne po dridheshim jashtëzakonisht shumë. Ishte një tërmet tepër i fortë. Nuk ishte si pasgoditje”.

Mësohet se shumë njerëz kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

Sakaq, Qendra Sizmike Evropiane paralajmëroi se zona bregdetare duhet të evakuohet urgjentisht, pasi ekziston rreziku i cunamit pas tërmeteve të fundit në Hatay.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion