"U përleshën për 10 minuta"/ Ish-e dashura e Visarit rrëfen vrasjen e tij: Po sillej keq me mua

Aktualitet

"U përleshën për 10 minuta"/ Ish-e dashura e Visarit

Ish e dashura e shqiptarit i mbetur i vrarë në Mykonos, ka treguar se si ndodhi konflikti mes dy të rinjve.

Visar Dakrama u ekzekutua mëngjesin e sotëm më armë gjahu nga një grek.

Sipas mediave vendase, 23-vjeçarja, e cila kishte lidhje me viktimën dhe me autorin, punon në një lokal nate në ishull.

Ajo ka dëshmuar në polici dhe ka pohuar se 2 vite më parë ka pasur lidhje me Visarin dhe ndërkohë, greku ka shfaqur interes për të.

Sipas dëshmisë, ai ka ndërhyrë në momentin që ka parë se shqiptari i dehur po sillej keq me 23-vjeçaren.

I gjithë konflikti fizik mes dy djemve ka ndodhur nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike. Përleshja ka zgjatur për 10 minuta.

Pas përleshjes greku ka shkuar ka marrë armën në shtëpi dhe e ka qëlluar për vdekje në kokë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion