Gazetarët në luftë ndihen të kërcënuar, reagon SHBA

Bota

Gazetarët në luftë ndihen të kërcënuar, reagon

Prania e mediave në Palestinë, ku vazhdon lufta mes Izraelit dhe vendasve, ka bërë që të reagojë Shtëpia e Bardhë. Kujtojmë se një ditë më parë, Izraeli bombardoi një ndërtesë në Gaza ku ndodheshin zyrat e agjencisë amerikane të lajmeve Associated Press. Në një njoftim për mediat, zëdhënsja e ekzekutivit të SHBA-së, Jen Psaki tha se  garantimi i sigurisë së gazetarëve ishte “i rëndësisë më të madhe”, pas bombardimit nga Izraeli të një (AP).

“Ne i thamë drejtpërdrejt izraelitëve se garantimi i sigurisë së gazetarëve dhe medieve të pavarura është një përgjegjësi e një rëndësie të madhe”, tha ajo.

Ndërkohë që Agjencia amerikane e lajmeve AP tha më herët se ishte “e tronditur dhe e tmerruar” nga sulmi izraelit, që shënjestroi kullën ku strehoheshin zyrat e saj dhe ato të Al-Jazeera në Gaza, duke e quajtur atë “një zhvillim tepër shqetësues”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion