Përballja e parë pas zgjedhjeve të 25 prillit me kritikët, Basha mbledh sot Kryesinë e Këshillin Kombëtar

Partia Demokratike pritet të mbledhë sot Kryesinë e partisë dhe Këshillin Kombëtar. Mësohet se si fillim, në orën 17.00 do të zhvillohet mbledhja e kryesisë me rend dite, ku sipas njoftimit të PD, në rend dite do të jenë diskutime dhe vendimarrje sipas statutit për proceset pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjheve të 25 prillit.
Më tej, 2 orë më pas, me të njëjtin rend dite do të zhvillohet mbledhja e këshillit kombëtar. Fillimisht do të analizohet rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit në çdo qark. Po ashtu në këtë takim pritet që Lulzim Basha hedhë në diskutim dhe propozim shpalljen e zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike.
Sipas parashikimeve, mbledhja e sotme do të shënojë edhe përballjen e parë të Bashës me kritikët e tij në PD, të cilët i kërkojnë dorëheqjen pasi e bëjnë përgjegjës për humbjen në zgjedhje. Ka qenë Fatbardh Kadilli, anëtari i kryesisë i cili ka shpallur publikisht kandidaturën për kreun e PD, si dhe Bujar Nishanin kryetarin e Këshillit Kombëtar.
Kritikët e Bashës pjesë e grupimit për PD kanë nisur takimet me bazën e partisë në rrethe. Një ditë para mbledhjes së kryesisë së PD dhe Këshillit kombëtar ish- presidenti Nishani zbriti në Korçë ku përsëriti kërkesën për largimin e Bashës dhe reformimin e PD. Ndërsa aleati Arjan Starova tha se Basha s’ka prova për masakër zgjedhore.


