“Gati të nënshkruajmë marrëveshjen”, Zelensky: Mbështetemi në ndihmën e SHBA-ve për…

Bota

“Gati të nënshkruajmë marrëveshjen”, Zelensky:

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thotë se vendi i tij është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje për mineralet e rralla me Shtetet e Bashkuara dhe se beson që mund të shpëtojë marrëdhëniet me Presidentin amerikan Donald Trump.

Në një konferencë për shtypin pas një takimi të udhëheqësve evropianë në Britani, zoti Zelensky tha se mendon që Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithashtu të gatshme të nënshkruajnë marrëveshjen e mineraleve, por mund të "duhet kohë për të analizuar disa gjëra".

Të dyja palët pritej të nënshkruanin një marrëveshje javën e kaluar gjatë një vizite të zotit Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, por marrëveshja u prish pas shkëmbimeve të ashpra gjatë një takimi me Presidentin Trump dhe nënpresidentin JD Vance.

Presidenti Zelensky tha të dielën se Ukraina mbështetet në ndihmën e Shteteve të Bashkuara në luftën e saj kundër Rusisë.

 

ME TE LEXUARAT