Tentoi të kalonte rrugën, përplaset për vdekje këmbësori në autostradën “Lezhë-Fushë Krujë”

Aktualitet

Tentoi të kalonte rrugën, përplaset për vdekje

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën “Lezhë-Fushë Krujë”, ku një person ka ndërruar jetë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Thumanës, ku viktima është përplasur nga një automjet, teksa po kalonte në rrugë.

Burime bëjnë me dije se 73-vjeçari Rexhep Tamizi ka humbur jetën në vend si pasojë e goditjes, teksa shkak i aksidentit paraprakisht dyshohet shpejtësia e madhe dhe ndërprerja në mënyrë të gabuar të rrugës nga ana e viktimës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:30, në autostradën “Lezhë-Fushë Krujë”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. T., 77 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi i posaçëm hetimor, po punojnë në vendngjarje, për të identifikuar drejtuesin e automjetit që ka përplasur shtetasin R. T., si dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

ME TE LEXUARAT