Gafa epike e presidentit të Haitit në OKB, ngatërron gotën me kanën e ujit

Bota

Gafa epike e presidentit të Haitit në OKB, ngatërron gotën

Një gafë ka bërë presidenti i përkohshëm i Haitit, Edgard Leblanc Fils, i cili do të hyjë në historinë e Asambleve të Përgjithshme të OKB-së.

Presidenti duke mbajtur fjalimin, duket se ka pasur etje dhe në një moment ka zgjatur dorën për të pirë ujë, mirëpo në vend që të merrte gotën me ujë ai ka marrë kanën e ujit.

Siç shihet edhe në videon që është bërë virale, politikani nga Haiti nuk e ka kuptuar gabimin e tij dhe ka pirë ujë nga kana, që i lagu edhe kostumin.

Incidenti erdhi pasi presidenti i përkohshëm i Haitit donte të adresonte pretendimet e rreme të Donald Trump se emigrantët nga Haiti hanë kafshë shtëpiake në Springfield, Ohio, një pozicion që i kushtoi shtrenjtë kandidatit për president të SHBA-së gjatë një debati me kundërshtaren e tij demokrate, Kamala Harris .

ME TE LEXUARAT