Pritet arrestimi i Ervin Salianjit, deputeti: Mora prokurorin, i thashë hajde ta mbyllim që sot

Tirane - Vendimi i dhene dje nga Gjykata e Apelit per denimin e Ervin Salianjit me nje vit burg per kallezim te rreme ne ceshtjen Babale, eshte i formes se prere dhe si i tille duhet te ekzekutohet.
Pas dhenies se vendimit dje ne gjykaten e Apelit, pritet qe dokumenti i permbledhur, pasi zbardhja e plote do te zgjase, ti dergohet prokurorise se Apelit dhe prokurorise se Tiranes.
Me pas, eshte kjo e fundit, qe nxjerr urdherin e ekzekutimit dhe ia percjell policise se shtetit per te bere ekzekutimin e vendimit te gjykates, cka pritet te ndodhe diten e sotme.
Megjithat, deputeti demokrat, Ervin Salianji, zbuloi dje në emisionin Top Story në Top Channel se kishte komunikuar me prokurorin, pasi Gjykata e Apelit dha vendimin, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.
Ai zbuloi se pas vendimit të Apelit, i kishte thënë që të vinin këtë të enjte ta ekzekutonin urdhrin e gjykatës për ta arrestuar.
“E dini pse nuk jam në SPAK unë, se e kanë më në kontroll këta. Unë sot kam marrë vetë, kam komunikuar edhe me prokurorin e Tiranës dhe të policisë, u kam thënë hajde e mbyllim sot, por (më thanë) duhen disa procedura, nuk kam frikë unë nga këta”, tha Salianji.
Dje Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për deputetin Ervin Salianji, duke e dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë denoncimin e vëllait të ish-ministri të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Geron Xhafajn.
Ky vendim shkaktoi reagime të shumta nga të dyja kahet politike.
Nga ana tjetër, Kryesia e PD në një mbledhje urgjente, si kundërpërgjigje parashikon nisjen e protestave më 6 tetor.


