Fundjavë e përgjakshme në Çikago, 7 të vdekur dhe 48 të plagosur pas një sulmi me armë
Lajmifundit
/
19 July 2021, 12:05
Bota

Këtë fundjavë, në Çikago janë raportuar 48 të plagosur dhe 7 të vrarë. Sipas mediave ndërkombëtare, të shtunën gjashtë persona u qëlluan jashtë një feste në Austin, duke përfshirë katër adoleshentë dhe një vajzë 12-vjeçare.
Incidenti ndodhi më pak se 24 orë pasi një e shtënë me armë në Austin të premten vonë la një burrë të vdekur dhe tre të tjerë të plagosur. Policia e Çikagos tha se tre persona iu afruan katër viktimave, të gjithë burra dhe hapën zjarr. Ndërkohë të dielën, shkruajnë mediat, një djalë 8-vjeçar dhe një 28-vjeçar u plagosën nga të shtënat në Gresham, tha policia.


