Përhapja e të dhënave personale tek patronazhistët, padi në SPAK ndaj Partisë Socialiste

Padi për Partinë Socialiste pak muaj pas zgjedhjeve për çështjen e patronazhistëve.
162 qytetarë të Qarkut të Tiranës, përfaqësuar nga organizata rinore GUXO, padisin në SPAK, Partinë Socialiste dhe drejtuesit e saj për mbledhjen, përpunimin dhe përhapjen e paligjshme tek patronazhistët të dhënave të tyre personale.
Depozitimi i padisë pritet të bëhet në orën 13:30 në SPAK.
Kjo ceshtje eshte bere edhe me heret objekt i hetimeve te prokurorise, gjate fushates elektorale per zgjedhjet e 25 prillit.
Madje SPAK, tentoi te sekuestronte serverin e portalit Lapsi qe publikoi skandalin dhe kerkoi edhe materiale nga E-albania, por ende nuk dihet nese hetimet kane pasur ndonje rezultat.

