Fundi i luftës 20-vjeçare, del fotoja e ushtarit të fundit që largohet nga Afganistani

Bota

Fundi i luftës 20-vjeçare, del fotoja e ushtarit të fundit

Një ditë më parë, ashtu siç ishte paralajmëruar, ushtria amerikane u largua nga Afganistani, pas 20 vitesh luftë. Në bazë të kësaj, ushtria amerikane ka bërë virale foton e ushtarit të fundit që hipi në avion dhe u largua. Bëhet fjalë për Gjeneral Chris Donahue, komandant i Divizionit të 82 -të Ajror, i cili ishte i fundit që hipi në avion, në fluturimin e mesnatës. Siç shihet, fotoja është bërë me dylbi.

“Ushtari i fundit amerikan është larguar nga Afganistani”, shkruan USCENTCOM përmes Twitter.

Tashmë talebanët kanë kontrollin total të Afganistanit, të cilët pas largimit të ushtrisë, thanë se tashmë vendi është komb i lirë dhe sovran. Ata premtuan se do të bashkëpunojnë me perëndimin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion