Ushtria amerikane largohet nga Afganistani, talebanët: SHBA nuk mund t'a arrijë më qëllimin e tyre

Bota

Ushtria amerikane largohet nga Afganistani, talebanët: SHBA nuk mund

Dje u largua nga Afganistani ushtria amerikane dhe kjo ka gëzuar talebanët. Në fjalimin e tyre, ata përshëndetën këtë vendim të SHBA, duke e cilësuar këtë si moment historik. Talebanët më tej e deklaruan Afganistanin komb të lirë dhe sovran.

Kujtojmë se kjo luftë mbaron pas 20-vitesh. Për mediat, nga Aeroporti Ndërkombëtar Hamid Karzai, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se fitorja i përket çdo pjestari të grupit.

Ushtria amerikane largohet nga Afganistani, talebanët: SHBA nuk mund

Ai në fjalën e tij thekson se tashmë amerikanët nuk mund ta arrijnë qëllimin e tyre përmes operacioneve ushtarake.

Ai gjithashtu premtoi se Afganistani do të ketë "marrëdhënie diplomatike pune" me Perëndimin, duke u zotuar se afganët "do të mbrojnë lirinë, pavarësinë dhe vlerat islame".

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion