Në kërkim nga drejtësia italiane për trafik droge, Interpol arreston 44-vjeçarin shqiptar (Emri)

Aktualitet

Në kërkim nga drejtësia italiane për trafik droge, Interpol

Ka përfunduar në burg Eugen Vasili, 44-vjeçari i shpallur në kërkim për trafik droge nga drejtësia italiane. Sipas policisë, shtetasi në fjalë është dënuar me 4 vite e 9 muaj burg dhe pas ekstradimit, ai do vuajë 2 vite e 5 muaj burg.

“Tiranë/ Vijon puna për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar. Ndalohet 44-vjeçari i dënuar jashtë dhe brenda vendit, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Interpol Tirana, bënë kapjen dhe ekzekutimin e vendimit për shtetasin në kërkim Eugen Vasili alias Eugen Lici alias Genti Goxhaj alias Gentjan Goxhaj, 44 vjeç, banues në Tiranë.

Këtë shtetas, Prokuroria e Milanos e ka dënuar me 4 vjet e 9 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Gjithashtu, ky vendim është njohur dhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila ka vendosur se pas ekzekutimit të këtij vendimi, këtij shtetasi i mbeten për të vuajtur edhe 2 vjet e 5 muaj burgim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion