Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK

Aktualitet

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK

Ish drejtori i Burgjeve Agim Ismaili është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion  (GJKKO). Ai është nën hetim nga SPAK për sulmin kibernetik ndaj institucionit të drejtësisë.

Hetimi ndaj Ismailit po zhvillohet për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Sistemi kompjuterik i SPAK u sulmua më 12 mars dhe u zbulua disa ditë më vonë. SPAK bëri me dije më 3 prill se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-ve të prokurorëve të posaçëm. Në njoftim nënvizohej se nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Strukturës së Posaçme.

Sipas SPAK, autorët kishin arritur të merrnin disa informacione, por pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore. Sipas njoftimit të SPAK, u tentua të ndërhyhet edhe në email-in e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Në hetimet e para u identifikuan si përgjegjës dy persona të cilët u arrestuan, ish-drejtori i paraburgimit të Vlorës, Zambak Gjoni dhe ish-punonjësi i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Arnold Rrokaj. Dy të arrestuarit, dyshohet se i kanë shpërndarë të dhënat dhe tek persona të tjerë që po verifikohen për rolin e tyre në këtë ngjarje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion