Fituesja e “jackpot-it” 37 milionë dollarësh gjendet e vdekur në shtëpinë e saj, çfarë ka ndodhur me të

Ka ndërruar jetë Margaret Loughre, 56-vjeçarja nga Irlanda, jeta e së cilës ndryshoi kur vitoi “jackpotin” 37 milionë dollarë. Mediat e huaja shkruajnë se gruaja u gjet pa jetë në shtëpinë e saj luksose, 125 mijë paundësh. Nuk dihet shkaku i vdekjes, por dihej se ajo prej vitesh kishte probleme shëndetësore.
Ndërkohë, më herët, gruaja rrëfeu se jeta e saj u shkatërrua kur fitoi lotarinë 8 vite më parë. Direkt pasi fitoi këtë, ajo la punën dhe bleu një fabrikë, pjesën tjetër i dha për bamirësi.

Por, asgjë nuk shkoi mirë pas kësaj. “Njerëzit kanë vjedhur mijëra paund prej meje. Kam qenë shumë e lumtur më parë. Jeta ime është shkatërruar”, është shprehur Margaret.


