Festa e Kurban Bajramit, rregull për besimtarët myslimanë, të vaksinuar drejt Mekës

Më 20 korrik, besimtarët myslimanë do festojnë Kurban Bajramin. Kjo fe, para bajramit, i drejton besimtarët në Mekë, por këtë herë me shumë rregull. Ata duhet të jenë të vaksinuar për të shkuar në vendin e shenjtë të fesë islame.
Mësohet se vetëm 60 mijë besimtarë do të lejohet të vizitojnë Mekën këtë vit, në krahasim me numrin e jashtëzakonshëm të para pandemisë, ku në Arabinë Saudite mbërritën 2.5 milionë besimtarë. Këtë vit janë lejuar vetëm besimtarët e vaksinuar, mes moshave nga 18 deri në 65 vjeç dhe ata që nuk vuajnë nga sëmundje kronike.
Xhamia e madhe në Mekë ndërkohë është dezinfektuar përpara mbërritjes së besimtarëve, ndërsa atyre që do të falin bajramin aty, do t’u mundësohet një byzylyk elektronik për t’i gjurmuar


