Vendosën himnin kombëtar pas orës 22:00, lirohen gjatë natës pronarët e bizneseve në Lungomare

Tre personat e shoqëruar një natë më parë nga policia e Vlorës pasi vendosën himnin kombëtar pas orarit të përcaktuar në shenjë proteste, janë liruar përgjatë orëve të natës nga policia.
Mësohet se ata janë lënë të lirë rreth orës 02:35 të mëngjesit të sotëm.
Menjëherë pas shoqërimit të tre pronarëve të lokaleve, mes të cilëve edhe një grua, shumë prej tyre dolën në protestë deri pas mesnate duke kërkuar lirimin e tyre para Komisariatit të Vlorës.
Aksioni i policisë nisi pas orës 22:00, pasi disa pronarë lokalesh në Vlorës në shenjë proteste kishin vendosur në sfond himnin kombëtar, gjë që është cilësuar shkelje e aktit normativ për lejimin e muzikës.

