Fauci: SHBA në rrezik, nuk duhet të lehtësohen masat

Situata e Covid-19mnë SHBA nuk është aspak e mirë, ka deklaruar eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, ndërsa ka theksuar se nuk është një ide e mirë të lehtësohen masat. Kjo deklaratë ka ardhur pasi disa shtete në SHBA kanë hequr maskat dhe kanë nisur jetën normale, ndërsa numri çdo ditë rritet nga 60 mijë deri në 70 mijë raste.
“Ne jemi në drejtimin e duhur, por duhet të presime edhe pak. Ne duhet të mbajmë SHBA sa më të sigurt nga COVID-19, duke mos lehtësuar masat kufizuese si dhe nëpërmjet vaksinimit të popullsisë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Fauci.
SHBA kryeson “listën e zezë” për sa i përket pandemisë dhe pasojave të saj socio-ekonomike. Aktualisht numri total i infektimeve ka shkuar 29,696,250 ndërkohë që ai I viktimave është 537,838 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

