Tërmetet në Turqi, gjeoshkencëtari turk: Hatay e ka zbrazur energjinë, radhën e ka Stambolli

Bota

Tërmetet në Turqi, gjeoshkencëtari turk: Hatay e ka zbrazur

Në ditën e 15-të të tërmeteve që shkaktuan shkatërrime të mëdha në shtetin turk, kanë ndodhur edhe dy tërmete të fuqishme në këtë vend. Ekspertët thonë se tash duhet të përgatitet Stambolli.

Agjencia turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se tërmeti i parë i sotëm ishte me magnitudë prej 6.4 ballësh ndërsa i dyti me 5.8 shkallësh të Rihterit.

Ndërkohë, gjeoshkencëtari turk, Prof. Dr. Naci Gorur ka reaguar duke pohuar se provinca që u godit sonte, Hatay, për një kohë më nuk do të ketë probleme me tërmete.

“Hatay e ka zbrazur energjinë e saj; koha po ikën për Stambollin, nëse nuk përgatitemi, do të jetë shkatërrues për vendin tonë”, pohoi ai për t24.

“Unë dhe miqtë e mi gjeoshkencëtarë i bëmë këto paralajmërime, por askush nuk na dëgjoi dhe nuk na dëgjoi. Jo vetëm që nuk u konsultuam, por edhe fotografia e tërmeteve në Kahramanmaras tregonte se nuk kishte përgatitje të mjaftueshme”, shtoi Gorur.

Ndërkohë, Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu njoftoi se tre persona kanë humbur jetën dhe 213 persona janë dërguar në spitale.

Theksojmë se në disa prej spitaleve kanë nisur evakuimin e pacientëve pasi frikësohen se ndërtesat do të shemben.

Ndryshe, tërmetet e 6 shkurtit kanë shkaktuar vdekjen e mbi 41 mijë personave në Turqi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion