Shoku i Kiarës thotë se lidhja e saj me Luizin jashtë nuk do vazhdojë: Nuk është në shijet e saj!

Showbiz

Shoku i Kiarës thotë se lidhja e saj me Luizin jashtë nuk do

Miku i Kiarës, gazetari Andi Vrapi, i ftuar në puntatën e “E Diell”, shprehu mendimin e tij për lidhjen më të përfolur si një person që e njeh moderatoren nga afër.

Andi u shpreh se Luizi nuk është fare në shijet e Kiarës, mirëpo fakti që ajo qëndron 24 orë me të, e ka bërë të afeksionohet pas tij.

"Brenda shtëpisë besoj se është 70%, ndërkohë që jashtë është apo s’është 20% e besueshme si gjë.

Duke e njohur Kiarën besoj që Luizi nuk është shumë i përshtatshëm për të, për historikun e marrëdhënieve që Kiara ka patur me personazhe jashtë, kështu që mendoj që aty brenda krijohen situata për shkak të faktit që je e izoluar, je vetëm me 14 persona që i sheh natë e ditë edhe s’di nga shkon.

Kështu që normalisht nëse dikush tregon afeksion ndaj teje dhe ti detyrimisht duke ndejtur aq kohë me të do tregosh një farë”, u shpreh gazetari.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion