“Sulmet kibernetike janë si bomba atomike”, Koreja e Veriut përgatitet për luftë dixhitale

Teksa në Lindjen e Mesmë ka luftë me armë, Koreja e Veriut nga ana tjetër po përgatitet për sulm kibernetik. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se vendi dictatorial ka bërë me dije se mund të jetë kërcënim edhe përmes sulmeve kibernetike. Babai i liderit Kim Jong tha: Nëse interneti është si një armë, sulmet kibernetike janë si bomba atomike.”
Mediat shkruajnë se në shkollat fillore në Korenë e Veriut, përzgjidhen djemtë që stërviten për të qenë elita e ardhshme luftëtare e vendit të tyre. Kjo të çon të mendosh se rekrutuesit, përzgjedhin kampionët sportivë apo më të përgatiturit fizikisht, por në fakt jo. Nxënësit më të mirë të klasës në matematikë dhe shkencë, ky është lloji i ri i ushtarit koreano-verior. Sapo identifikohen, menjëherë dërgohen në disa shkolla të përzgjedhura ku nis trajnimi i tyre në fushën e teknologjisë, dhe më pas dërgohen në universitete të specializuara apo në kolegje të fshehta ushtarake.
Koreja e Veriut ka qenë duke ndërtuar prej kohësh një ushtri të asaj që ajo i quan “ushtarë informacioni”, ku thuhet të jenë së paku 7000 anëtarë, hakera kompjuterikë, të përkushtuar jo vetëm në përhapjen e kaosit dhe konfuzionit tek armiqtë e regjimit brutal, por gjithashtu, edhe te vjedhjet dhe zhvatjet, për të shtuar miliarda dollarë në arkat e vendit të tyre.


