Ndjekësit i kujtojnë zënkën e dhunshme me Atdheun, Shqipja tregon çfarë i bashkoi sërish (Foto)

Shqipja dhe Atdheu patën zënkën më të madhe që është raportuar në historinë e “Përputhen” mes një djali dhe një vazje. Në Përputhen Prime, mes tyre pati debate që agravuan edhe në dhunë fizike. Kujtojmë se Atdheu hodhi karrige drejt Shqipes, por që për fat të mirë shpëtoi.
Më pas kjo e fundit e sulmoi për shumë gjatë Atdheun në rrjetet sociale, por së fundmi, gjërat mes tyre janë sikur asgjë nuk kanë ndodhur. Afrimitet, postime për njëri- tjetrin dhe foto bashkë. Nuk bëhet fjalë për ndjenja. Shqipja u pyet nga një ndjeksi i saj: A e quajte Atdheun turpin e Kosovës? Çfarë ndodhi tani që u bërë miq për kokë?

Ish- konkurrentja e “Përputhen” u përgjigj: Zgjidhëm mosmarrëveshjen që kishim në mes. Së shpejti do ju tregojmë sepse ju jeni pjesë e jona.


