Emiratet e Bashkuara Arabe: Sulmi izraelit në kompleksin petrokimik kërcënon sigurinë globale

Bota

Emiratet e Bashkuara Arabe: Sulmi izraelit në kompleksin petrokimik

Emiratet e Bashkuara Arabe dënuan bombardimin e izraelitëve në kompleksin petrokimik në fushën e gazit South Pars, Iran.

Sulmi "përfaqëson një përshkallëzim serioz", sipas një deklarate të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

"Sulmi ndaj infrastrukturës së sektorit të energjisë përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë globale të energjisë dhe sigurinë e stabilitetin e rajonit dhe popujve të tij. Veprimi, ka gjithashtu pasoja serioze mjedisore dhe i ekspozon civilët, sigurinë e lundrimit dhe objektet jetësore civile dhe industriale ndaj rrezikut të menjëhershëm.

Prandaj, është thelbësore të shmanget shënjestrimi i objekteve jetësore në të gjitha rrethanat, të respektohet ligji ndërkombëtar dhe të ruhet siguria dhe stabiliteti në rajon”, paralajmërojnë Emiratet./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion