Shantazhonte një 14-vjeçar për muaj me radhë, dënohet me 3 vjet burg i riu shqiptar në Itali

Bota

Shantazhonte një 14-vjeçar për muaj me radhë, dënohet

Për muaj me radhë, një 14-vjeçar italian jetoi nën frikë, duke u detyruar t’i jepte para një të riu shqiptar që e ndalonte në rrugë dhe e kërcënonte vazhdimisht.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Mugellos në Itali, ku një 21-vjeçar shqiptar, tashmë i dënuar, i dilte përpara të miturit pothuajse çdo javë, në rrugë apo në park, dhe i kërkonte para. Shumat ishin të vogla, nga disa monedha deri në 15 euro, por presioni ishte i vazhdueshëm. Në total, gjatë muajve, dyshohet se i mori rreth 200 euro.

Kërcënimet ishin të drejtpërdrejta: nëse nuk jepte para, do të rrihej. Madje, i ishte thënë se do ta kërkonin edhe në shtëpi. I trembur, 14-vjeçari nuk u kishte treguar asgjë prindërve për gjithë këtë kohë.

Situata arriti kulmin në fund të prillit 2025, kur i riu i mori me forcë edhe portofolin. Vetëm pas kësaj, i mituri vendosi të flasë dhe t’u tregojë prindërve çfarë kishte kaluar.

Pak ditë më vonë, babai ndërhyri për ta mbrojtur nga provokimet e përsëritura, por u përball me dhunë. Sipas asaj që është zbardhur nga mediat italiane, ai u sulmua me shkopinj nga grupi dhe mbeti i lënduar. Më pas bëri kallëzim në polici.

Hetimet çuan në identifikimin edhe të tre të rinjve të tjerë, atëherë 16 dhe 17 vjeç, që janë nën hetim. Ndërsa 21-vjeçari, i cili e priti vendimin në arrest shtëpie, u dënua me 3 vite e 8 muaj burg për zhvatje, grabitje dhe plagosje./CorrieredellaSera

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion