Ekzekutohet në mënyrë mafioze i riu shqiptar në Itali, çfarë po zbulojnë hetuesit për pistën e dro'gës?

Bota

Ekzekutohet në mënyrë mafioze i riu shqiptar në Itali,
Një 35-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në një makinë të fundosur në Padova, Itali. Sipas Prokurorisë së Padovës, viktima është vrarë me armë zjarri.

Sipas mediave italiane, trupi u zbulua mëngjesin e 9 shtatorit, brenda një automjeti tip Fiat Bravo, në Via del Santo.

Hetimet e para mjeko-ligjore kanë evidentuar përdorimin e një arme zjarri. Për momentin, një nga pistat kryesore të hetimit është ajo e një larjeje hesapesh në ambientet kriminale të lidhura me trafikun e drogës, por kjo mbetet një hipotezë që po verifikohet nga hetuesit.

Karabinierët analizuan pamjet e kamerave të sigurisë së një punishteje zdrukthëtarie që ndodhet përballë vendit ku u gjet automjeti.

Njëra prej kamerave, e vendosur në pjesën e jashtme të magazinës, mbulon pjesërisht edhe rrugën.

Hetuesit kanë marrë dhe shqyrtuar pamjet, duke u kthyer edhe në ditët e mëparshme, por deri tani ato nuk kanë dhënë elemente të mjaftueshme për të përcaktuar autorët apo dinamikën e ngjarjes.

Në fokus të hetimit është edhe vetë automjeti. Ekspertët do të analizojnë çdo gjurmë biologjike, përfshirë gjurmët e mundshme të gjakut në pjesën e pasagjerëve.

Këto prova mund të ndihmojnë hetuesit të përcaktojnë se ku dhe kur është vrarë 35-vjeçari, si dhe nëse trupi është transportuar më pas në automjet.

Një tjetër element që po shqyrtohet është fakti se sediljet e pasme të makinës ishin të palosura, ndërsa duart e viktimës ishin të lidhura.

Hetimet vijojnë për të rindërtuar lëvizjet e viktimës, për të përcaktuar vendin e krimit dhe për të identifikuar personat përgjegjës për vrasjen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion