Çfarë po ndodh në Shkozë pas ndërhyrjes në Paskuqan? Bashkia e Tiranës nis aksionin e madh

Aktualitet

Çfarë po ndodh në Shkozë pas ndërhyrjes në
Pas ndërhyrjes për pastrimin e lumit të Tiranës në zonën e Paskuqanit, Bashkia e Tiranës ka vijuar aksionin edhe në lumin Lanë, në zonën e Shkozës, Njësia Administrative Nr. 2.

Mjetet e rënda të Bashkisë dhe punonjësit në terren kanë nisur punën për largimin e mbetjeve të grumbulluara në shtratin dhe përgjatë brigjeve të lumit, me synim përmirësimin e gjendjes së zonës dhe shmangien e bllokimeve, sipas Bashkisë.

Bashkia njofton se ndërhyrja në Shkozë është pjesë e punës së vijueshme për pastrimin e lumenjve dhe kanaleve në territorin e Tiranës, duke u fokusuar në zonat ku janë konstatuar grumbullime të mbetjeve dhe nevojë për ndërhyrje me mjete të rënda.

Aksioni pritet të vijojë edhe në pika të tjera problematike, si pjesë e punës për mirëmbajtjen dhe pastrimin e territorit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion