Aksident në Lushnjë-Fier! Makina godet 74-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

Aktualitet

Aksident në Lushnjë-Fier! Makina godet 74-vjeçarin që

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin  Lushnjë-Fier.

Sipas te dhenave paraprake, makina ka përplasur një 74-vjeçar që udhëtonte me biçikletë në korsinë e autostradës.

I plagosuri është nisur me urgjencë në spitalin e Fierit.

Në vendngjarje ka mbërritur policia për normalizimin e qarkullimit dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:10, në aksin rrugor "Kolonjë-Fier", shtetasja A. M., 25 vjeçe, duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçiklistin, shtetasin T. K., 50 vjeç.

Nga përplasja është dëmtuar shtetasi T. K., i cili u transportua për në spital, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion