Ekonomia e rrënuar, Draghi flet për rihapjen e vendit: Primare është përfundimi i vaksinimit

Bota

Ekonomia e rrënuar, Draghi flet për rihapjen e vendit: Primare

Një deklaratë është bërë nga kryeministri italian, lidhur me situatën e Covid-19 në vend dhe plani për rihapjen. Ai tha se qëllimi i vendit është rihapja sa më e shpejtë për turizmin vendas dhe të jashtëm, duke theksuar situatën ekonomike.

“Pandemia ka pasur efekte të mëdha ekonomike në operatorët e turizmit dhe ne po punojmë për t’i filluar sërish sa më shpejt të jetë e mundur dhe me sigurinë maksimale. Nisma e parë është përpjekja që qeveria bën për përfundimin e shpejtë të fushatës së vaksinimit”, tha ai.

Kryeministri shpjegoi se përsa i përket flukseve turistike, qeveria po planifikon të zgjerojë eksperimentimin e fluturimeve “të testuara për Covid”, që përfshin më shumë linja, më shumë itinerare dhe më shumë aeroporte.

Në lidhje me vendet e G7-s, në veçanti me SHBA-në, Japoninë dhe Kanadanë, do të favorizohet hyrja pa karantinë në rast të certifikimit të vaksinimit.

Në të kundërt, Draghi theksoi se do të ruhen të gjitha masat e nevojshme paraprake në lidhje me vendet ku ka përhapje të gjerë të COVID-19 dhe varianteve të tij më të rrezikshme.//ATSH

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion