Joe Biden jep lajmin e shumëpritur: Nuk keni nevojë të mbani më maskë

Bota

Joe Biden jep lajmin e shumëpritur: Nuk keni nevojë të mbani

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden në një konferencë për mediat ka dhënë lajmin e mire për qytetarët që kanë bërë vaksinën anti- Covid. Në krah të stafit të tij, të cilët ishin pa maska, Biden tha se të vaksinuarit janë të lirë.

"Sot është një ditë e mrekullueshme për Amerikën", tha Presidenti Joe Biden. Ndërkohë që disa orë më herët në Zyrën Ovale, ku Biden po takohej me ligjvënësit republikanë të vaksinuar, ai i tha grupit që mund të hiqte maskat, kur u njoftua udhëzimi.

"Nëse jeni plotësisht të vaksinuar, nuk keni më nevojë të mbani maskë," tha ai, dhe inkurajuar amerikanët që të bënin vaksinën. "Bëni vaksinën - ose mbani maskë derisa ta keni bërë."

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion