Egjipti lëshon anijen që bllokoi kanalin e Suezit, japonezët paguajnë 550 milionë dollarë

Autoritetet e Kanalit të Suezit në Egjipt kanë njoftuar se kanë arritur një marrëveshje me kompaninë japoneze që ka në pronësi anijen gjigante të mallrave Ever Given, e cila bllokoi për 6 ditë kanalin në mars dhe është mbajtur “peng” që nga ajo kohë.
Autoritetet egjiptiane deklarojnë se kompania japoneze ka rënë dakord të paguajnë gjobën prej 550 milionë dollarë dhe të mërkurën mund të marrë kontrollin e Ever Given, e cila do të kthehet në lundrim. Pas ngjarjes ku u bllokuan 422 anije për 6 ditë, Egjipti kërkoi 1 miliard dollar dëmshpërblim, ndërsa tashmë marrëveshja është arritur për gjysmën e kësaj shume.
Egjipti kërkoi kompensim për kostot e operacionit të shpëtimit, por edhe për pasojat e bllokimit të kanalit nga kompania japoneze që ka në pronësi anijen, por këta të fundit reaguan në atë kohë duke thënë se aksidenti nuk ka ndodhur për fajin e tyre.


