Përfaqësuesi i PD: Individë pranë PS në Tiranë kanë dhënë para e përdorur kërcënime për të blerë vota

Politikë

Përfaqësuesi i PD: Individë pranë PS në Tiranë

TIRANË

Përfaqësuesi i PD-së Marash Logu, në prononcimin e tij në KQZ, ka deklaruar se individë pranë PS në Tiranë kanë dhënë para e përdorur kërcënime për të blerë vota.

Logu ka përmendur edhe emra personash, që sipas tij, kanë dhënë para e përdorur forma të tjera intimidimi për të siguruar sa më tepër vota për PS-në.

“PD ka bërë kallëzim në SPAK për disa persona, që përdornin çdo mjet për të intimiduar zgjedhësit. Është krijuar strukturë e mirfilltë e blerjes së votës. Individë pranë PS kanë dhënë para e kanë përdorur kërcënime për të marrë vota.

Aleksandër Lipivjani është i punësua në shtet, ndërsa edhe të tjerët kanë interesa. Ardian Davidhi, nëpërmjet një shoqërie që e ka nën pronësi ka përfituar kontrata publike. PD ka kallëzuar Tom Doshin”, deklaroi ndër të tjera Logu.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion