E rëndë në SHBA, 9 persona humbin jetën nga përplasja e dy automjeteve

Bota

E rëndë në SHBA, 9 persona humbin jetën nga përplasja e

Nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të premten, në perëndim të Wisconsin të SHBA-së. Mediat e huaja raportojnë se aksidenti ndodhi si pasojë e përplasjes së një furgoni nga një mjet tjetër në një kryqëzim në një autostradë të Wisconsi-t. Bëhet me dije se nga aksidenti humbi jetën drejtuesi i mjetit që përplasi furgonin dhe 8 persona nga ky i fundit.

Guvernatori Tony Evers tha përmes platformës X se ai dhe gruaja e tij ishin të pikëlluar nga përplasja tragjike.

“Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për familjet dhe të dashurit e të gjithë atyre që janë përfshirë, si dhe reaguesit e parë që punuan shpejt për të ofruar mbështetje në vendngjarje”, tha Evers.

Ndërkohë, raportohet se një pasagjer i mbijetuar i furgonit u dërgua në spital për trajtim.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion