E rëndë në Itali/ Shqiptari plagos me thikë një 23-vjeçar maqedonas

Bota

E rëndë në Itali/ Shqiptari plagos me thikë një

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Ravenës në Itali. Mësohet se një 23-vjeçar është plagosur me thikë nga një shtetas shqiptar.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në plagosjen e të riut po dyshohet se mund të jenë motive të dobëta.

Shqiptari mbi të pesëdhjetat arriti të arratiset me një motoçikletë. Ai është shpallur në kërkim po rezulton person i njohur për policinë. 23-vjeçari u transportua në spitalin Bufalini në Cesena, me një helikopter shpëtimi.

Karabinierët dhe policia ndërhynë në vendngjarje dhe po hetojnë për të hedhur dritë mbi incidentin.

ME TE LEXUARAT