Pas 4 ditësh kërkimi në kanal, nxirret pa shenja jete trupi i të miturit
Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur trupin e pajetë të 4 vjeçarit që ra dje në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë në Kosovë.
Trupi i viktimës është gjetur në fshatin Bukosh të Vushtrrisë.
Daja i katërvjeçarit ka thënë për mediet se vogëlushi kishte nxjerrë lopën për të kullotur dje, ditën kur i mituri ra në kanal.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
“Ai së bashku me një djalë tjetër më të rritur e kanë lëshuar lopën për të kullotur afër shtëpisë dhe e kanë sjell tek kanali.
Thuhet se djali ka rënë në kanal dhe për fatkeq nuk është gjetur ende”, tha ai për Klan Kosova.
“Ka qenë i shoqëruar me djalin e hallës së tij. Ai nga paniku nuk ka mundur që të tregojë se si ka ndodhur rasti derisa është qetësuar e më pas ka ardhur e ka treguar gojarisht se këtu ka rënë në.
Dhe ende nuk dihen gjurmët”, tha Krasniqi.