E reja mbahet peng për 3 vite në banesë nga nëna dhe motra e saj për "arsye fetare"

Bota

E reja mbahet peng për 3 vite në banesë nga nëna dhe motra e

Nënë e bijë në Francë janë arrestuar nga policia pasi kanë mbajtur “peng” për gati tre vite më të voglën e familjes, respektivisht vajzën dhe motrën e tyre.

Ato akuzohen se për tre vite me radhë ato kishin mbajtur në robëri 25-vjeçaren, në kushte të vështira jetese duke cituar “arsye fetare”.

Rasti është zbuluar nga policia në datë 24 gusht, pasi 25-vjeçarja arriti të largohej nga banesa.



Ajo deklaroi se nëna dhe motra e saj e mbanin të mbyllur dhe shpesh herë e dhunonin fizikisht, sa herë që ajo përpiqej të reagonte ndaj tyre ose të largohej nga banesa.

E reja ishte privuar nga ushqimi dhe jetonte në kushte të mjerueshme, si pjesë e këtij “riti” që ndiqej prej tyre.

Pretendimet e 25-vjeçares u vërtetuan nga ekspertiza mjeko-ligjore, dëshmitë ë reja dhe autopsia në vendin e ngjarjes. Dritaret e dhomës ku e reja qëndronte ishin izoluar me dërrasa druri të gozhduara në mur, ndërsa banesa nuk kishte ujë dhe as energji elektrike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion