Përplasi të moshuarin me makinë, policia arreston 25-vjeçarin

Një natë pasi përplasi me makinë një 74-vjeçar, policia ka arrestuar 25-vjeçarin, me iniciale K.P.
Policia bën me dije se shtetasi K.P. 25 vjeç , rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme në sheshin “Demokracia”, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin S.D., 74 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë.
Ndër të tjera mësohet se i lënduari po merr ndihmën mjekësore në spital.
“K.P., 25 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër, pasi më datë 07.09.2021, rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme në sheshin “Demokracia”, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtatasin S.D., 74 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë. I dëmtuari pasi mori ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Shkodër është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.


