E pazakontë/ Vodhi çiftin e të moshuarve dhe u largua me vrap, vdes pas disa minutash nga një infarkt

Bota

E pazakontë/ Vodhi çiftin e të moshuarve dhe u largua me vrap,

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Venecia, ku një hajdut xhepash ka humbur jetën nga një atak kardiak vetëm pak minuta pasi dyshohet se kishte grabitur një çift të moshuarish.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 12:30 të së mërkurës, në zonën e Campo dei Frari. Sipas mediave italiane, burri ishte pjesë e një grupi personash që i vodhën një portofol çiftit të moshuar nga çanta e shpinës.

Mes sendeve të marra ndodheshin edhe ilaçe të rëndësishme për një prej të moshuarve.

Pas grabitjes, grupi u largua me shpejtësi nga zona. Por rreth orës 13:00, disa kalimtarë vunë re një prej grabitësve teksa u rrëzua papritur në tokë pranë Palazzo Cosulich.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, të cilat tentuan ta reanimonin përmes defibrilatorit. Pavarësisht përpjekjeve, burri nuk arriti të mbijetonte dhe u shpall i vdekur në vend.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes, ndërsa rasti është raportuar gjerësisht nga mediat italiane për shkak të kronologjisë së pazakontë të ngjarjeve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion