E papritur! Trump përzë nga Shtëpia e Bardhë, Volodymyr Zelenskyn!

Bota

E papritur! Trump përzë nga Shtëpia e Bardhë, Volodymyr

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pritet të largohet nga Shtëpia e Bardhë menjëherë pas takimit të tij tensionues me Donald Trump.

Mediat vendase bëjnë me dije se konferenca për shtyp që do të zhvillohej mes Trump dhe Zelenskyyt është anuluar.

Sakaq Trump ka reaguan në rrjetet sociale ku shkruan se Zelensky nuk respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë takimit të sotëm: 

Postimi i plotë:

 “Ne patëm një takim shumë domethënës në Shtëpinë e Bardhë sot. U mësua shumë që nuk mund të kuptohej kurrë pa biseda nën një zjarr dhe presion të tillë. Është e mahnitshme ajo që del përmes emocioneve dhe unë kam vendosur që presidenti Zelensky nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata.

Nuk dua avantazhe, dua PAQE. Ai nuk i respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre të dashur Ovale.

Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe.”

ME TE LEXUARAT