E padëgjuar më parë, ja si mund të ‘rrëmbehet’ shtëpia e El Chapos me vetëm…10 dollarë

Bota


 E padëgjuar më parë, ja si mund të

Qeveria meksikane ka organizuar një lotari, ku do të fitohen pasuritë e sekuestruara nga emrat e mëdhenj në trafikun e drogës. Me dhjetë dollarë mund të fitoni banesat dhe sende të tjera luksoze të El Chapos.

“Bileta e artë” është pikërisht vila e tij luksoze në Culiacàn , ku Joaquin Guzmàn ishte fshehur para arratisjes së tij, në shkurt 2014.

Një tjetër vilë e kërkuar është ajo e Amado Carrillos Fuentes, bosit të kartelit Juarez i cili u bë i famshëm për sistemin e tij të tregtimit të drogës me avionë dhe anije gjigante.

Çmimet do të ndahen më 15 shtator, që shënon dhe Ditën e Pavarësisë së Meksikës. Në tërësi, fondi i çmimeve arrin vlerën e 250 milionë pesos, ose mbi 10 milionë euro.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion