Eriksen dhe mjekët që i shpëtuan jetën marrin një ftesë të veçantë nga UEFA

Sport

Eriksen dhe mjekët që i shpëtuan jetën marrin një
Mesfushori i Danimarkës dhe Interit, Christian Eriksen mund të jetë pjesë e finales së kampionatit evropian edhe nëse Danimarka eliminohet kundër Anglisë.

Futbollisti danez është ftuar nga UEFA për të qenë në Londër me datë 11 korrik, të dielën, kur të luhet edhe finalja. Sigurisht që arsyeja është episodi në ndeshjen që skandinavët luajtën kundër Finaldës ku Eriksen pësoi atak në zemër.

Së bashku me Eriksenin të ftuar janë edhe 6 mjekët dhe pjesëtarët e tjerë që i shpëtuan jetën numrit 10. Ende këta të fundit nuk kanë kthyer përgjigje, por aktualisht Eriksen ndodhet në shtëpinë e tij ku po merr veten nga ajo ngjarje e cila shikoi mbar opinionin futbollistik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion