E fundit/ Johnson & Johnson fillon testimin e vaksinës tek fëmijët nën 12-vjeç

Bota

E fundit/ Johnson & Johnson fillon testimin e vaksinës tek

Kompania amerikane Johnson & Johnson do të fillojë testimin e vaksinës  te fëmijët e moshës 12 vjeç. Mësohet se vaksina fillimisht do të testohet në një numër të vogël të adoleshentëve të moshave 16 deri në 17. Pas shqyrtimit të të dhënave fillestare në këtë provë të Fazës 2a, studimi më pas do të zgjerohet në një grup më të madh të adoleshentëve.

Mediat e huaja shkruajnë se pjesëmarrësit janë nga Spanja dhe Mbretëria e  Bashkuar, por së shpejti  do të përfshihen vullnetarë edhe nga Shtetet e Bashkuara, Holanda dhe Kanadaja, dhe më pas Brazili dhe Argjentina.

Nënkryetari i komitetit ekzekutiv Johnson & Johnson dhe zyrtari kryesor shkencor,  Paul Stoffels dha një deklaratë për këtë. “Pandemia COVID-19 ka pasur një ndikim të madh tek adoleshentët, jo vetëm për shkak të ndërlikimeve të sëmundjes, por dhe të arsimimit, shëndetit mendor dhe mirëqenien e tyre. Është jetike që ne të zhvillojmë vaksina për të gjithë, kudo, për të ndihmuar në luftën kundër virusit me synimin për t’u kthyer në normalitet,” tha ai.

ME TE LEXUARAT